I ftohti përfshin Greqinë, mbyllen shkollat

Evropë

I ftohti përfshin Greqinë, mbyllen shkollat

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Moti i keq me reshje bore dhe temperatura nën ngrirje mbërthen Greqinë.

Kjo ka bërë që rajoni i Atikës të njoftojë mbylljen e shkollave në zona si Oroposi, Villia, Grammatiko dhe Varnavasi dhe deri në jug, ish-Fshati Olimpik.

Guvernatori i rajonit, Giorgos Patoulis, tha se mund të mbyllen edhe më shumë shkolla.

Sipas mediave greke, aktualisht janë të hapura vetëm shkollat ​​fillore dhe kopshtet, ndërsa dje termometri regjistroi -17 gradë Celsius në Follorinë dhe Kozani, në Greqinë Veriperëndimore.

Një valë e tretë e të ftohtit, me borë dhe erëra të forta, pritet të godasë kryesisht Greqinë Jugore.

Reshjet e borës në Greqinë Veriore do të jenë të kufizuara në gadishullin Halkidiki, ndërsa pjesët e tjera do të përjetojnë acar të hënën dhe të marten me temperatura nën zero.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat