Pse gjermanëve iu pëlqen të zhvishen në publik?

Evropë

Pse gjermanëve iu pëlqen të zhvishen në publik?

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:35

Derisa lakuriqësia në kulturën amerikane zakonisht konsiderohet të jetë seksuale, në Gjermani, zhveshja nuk është e pazakontë në situata të caktuara dhe të përditshme. Gjermanët janë mësuar me sauna nudo dhe shumë nga ata kanë pëlqyer që edhe në pishina të lahen lakuriq.

Nudizmi ka pasur një traditë të gjatë në Gjermani, ”tha Arnd Bauerkämper, profesor i asocuar i historisë moderne në Universitetin Freie në Berlin.

Në fillim të Shekullit 20, Lebensreform (“reforma e jetës”) ishte në ajër një filozofi që mbrojti ushqimin organik, çlirimin seksual, mjekësinë alternative dhe jetesën e thjeshtë më afër natyrës.

“Nudizmi është pjesë e kësaj lëvizjeje të gjerë, e cila është drejtuar kundër modernitetit industrial, dhe kundër shoqërisë së re që u shfaq në fund të Shekullit 19”, tha Bauerkämper.

Në fakt, tradita më e gjatë e nudizmit e FKK-së ‘’Freikörper-Kultur dhe Gjermanisë ka lënë një tolerancë të përhapur në të gjithë vendin në hapësirat pa veshje dhe lakuriqësinë publike si një formë e mirëqenies dhe e kënaqësisë shpirtërore.

Nëse jeni mësuar të shihni njerëz të zhveshur, nuk mendoni shumë për paraqitjet” unë mendoj se kjo është diçka që është më e përhapur në Gjermaninë Lindore në përgjithësi, ne përpiqemi t’i gjykojmë njerëzit jo për pamjen e tyre të jashtme, por gjithmonë përpiqemi të ndihemi mirë me jetën dhe natyrën që na rrethon, thotë Sternkopf, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat