Trashësia e borës deri në 5 metra në një provincë të Turqisë

Evropë

Trashësia e borës deri në 5 metra në një provincë të Turqisë

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:56
Turqia

Pajisjet për largimin e borës ka punuar vazhdimisht në pastrimin e rrugëve të mbuluar nga bora në një provincë lindor të Turqisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për provincën Mus të Turqisë, më 18 janar të 2021.

Siç thuhet më tej, ndonëse në disa pjesë, trashësia kishte arritur deri në 3 metra, kishte vende edhe ku trashësia ka arritur edhe në 5 metra.

Ndërkohë, siç shkruan Anadoly Agency, Şeyhmus Yentür, zyrtar lokal, u tha gazetarëve se bora tashmë 4 ditë ka shkaktuar mbyllje të rrugëve në lartësi të mëdha, duke shtuar se rrugët janë bllokuar sërish pas pastrimit për shkak të stuhisë.

Siç thuhet më tej, ekipet e pastrimit të borës po përjetojnë vështirësi për shkak të stuhisë, tha ai, duke shtuar se punët janë përshpejtuar me uljen e intensitetit të furtunës.

“Për shkak të furtunës, në disa zona ka borë deri në 5 metra”, tha Yentür.

Ndërkaq, Nazım Diner, shefi i ekipet të intervenimit, tha se rrugët mbyllen sërish përkundër pastrimit për shkak të kushteve atmosferike.

“Vende-vende ka borë në trashësi prej 5 metrash. Së shpejti do t’i pastrojmë rrugët e fshatrave”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat