Ministri gjerman i Shëndetësisë për COVID-19: Jemi akoma shumë larg aty ku duam të jemi

Evropë

Ministri gjerman i Shëndetësisë për COVID-19: Jemi akoma shumë larg aty ku duam të jemi

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:18
Jens Spahn

Ministri i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, tha të hënën se megjithëse masat parandaluese kishin filluar të japin efekt, duhet bërë më shumë për ta vendosur situatën përgjithmonë nën kontroll.

“Numrat (e infeksioneve) duke se po bien, gjë që është pozitive, por jemi akoma shumë larg aty ku duam të jemi”, i tha Spahn transmetuesit ARD

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe 16 liderët e landeve të Gjermanisë do të diskutojnë të martën se çfarë të ndërmarrin më pas për sa i përket pandemisë.

Infeksionet e reja janë në rënie ditët e fundit dhe zënia e shtretërve të kujdesit intensiv nga pacientët me COVID-19 ka rënë me 10-15 për qind, sipas Spahn.

Sidoqoftë, liderët e landeve janë shprehur të shqetësuar për variantet e reja që duken të jenë më infektues.

Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz, deklaroi të hënën se mund të imagjinonte shtyrjen e bllokimit aktual me dy javë deri në mes të muajit shkurt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat