Austria zgjat bllokimin e vendit deri më 7 shkurt

Evropë

Austria zgjat bllokimin e vendit deri më 7 shkurt

Më: 18 janar 2021 Në ora: 14:39
Sebastian Kurz

Qeveria austriake do të zgjat bllokimin e vendit deri më 7 shkurt, një përpjekje për të ulur shifrat e larta të infeksionit, ndërsa zyrtarët shqetësohen për të variantet e reja të koronavirusit.

Kancelari Sebastian Kurz tha të dielën se disa masa kundër koronavirusit do të shtrëngohen, si rezultat i varianteve të reja më infektive që u zbuluan për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut. Ai tha që tani njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë 2 metra larg, në vend të 1 metri që ishte më përpara.

Duke filluar nga 25 janari, atyre gjithashtu do t’u kërkohet të mbajnë maska mbrojtëse në transportin publik dhe në dyqane. Njerëzit me të ardhura të ulëta do të marrin maska falas, tha Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober.

‘’Ne sugjerojmë , të paktën në shkurt, nuk do të jetë e mundur të hapet turizmi dhe hoteleria,” tha ai, duke shtuar se ky vendim do të merret në mes të muajit shkurt.

Austria, një shtet me 8.9 milion banorë , ka konfirmuar gati 390,000 raste dhe ka regjistruar 6,964 vdekje në lidhje me COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat