Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet teknike

Evropë

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet teknike

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:05
Foto

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se delegacionet ushtarake nga Turqia dhe Greqia do të rinisin bisedimet teknike sot në Bruksel.

“Bisedimet teknike për të cilat ramë dakord të mbaheshin pas një takimi midis presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për të diskutuar mosmarrëveshjet detare midis delegacioneve ushtarake turke dhe greke do të mbahen sot në Bruksel”, thuhet në njfoftimin e ministrisë.

Sipas Anadolu Agency, Turqia, vendi me vijën bregdetare më të gjatë kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare greke dhe të administratës së Qipros Greke, duke theksuar se pretendimet e tepërta shkelin të drejtat sovrane të Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC).

Ankaraja dërgoi disa anije eksploruese vitin e kaluar për kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e saj në rajon, si dhe ato të TRNC-së.

Liderët turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja zyrtare është në favor të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat