Pandemia në Kroaci/ 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID

Evropë

Pandemia në Kroaci/ 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID

Më: 18 janar 2021 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 39 viktima dhe 174 raste të reja me COVID-19.

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 3.276. Prej tyre, 1.742 pacientë janë në spital, nga të cilët 139 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19, në Kroaci janë regjistruar 225.128 raste me koronavirus, nga të cilët 4.655 kanë vdekur, 217.197 janë shëruar, nga të cilët 917 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 16.687 persona janë në vetizolim. Deri më tani janë testuar 1.120.894 persona nga të cilët 2.369 në 24 orët e fundit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat