Kurz i zemëruar me BE-në: Mund të miratoheshin më shpejtë vaksinat kundër COVID-19

Evropë

Kurz i zemëruar me BE-në: Mund të miratoheshin më shpejtë vaksinat kundër COVID-19

Më: 18 janar 2021 Në ora: 19:43
Kancelari austriak, Sebastian Kurz

Kancelari austriak, Sebastian Kurz kritikoi Bashkimin Evropian në lidhje me prokurimin e vaksinave kundër coronavirusit, duke thënë se mund të ishte bërë më shpejtë.

Në një intervistë për televizionin austriak Pulse 4, Kurz kujtoi se në fund të qershorit, BE-ja i detyroi anëtarët e saj të mos zhvillonin bisedime bilaterale me prodhuesit e vaksinave, pasi ajo do të merr përsipër të gjitha veprimet, raporton ap.

Marrëveshja u përfundua në nëntor, kështu që Austria ishte e detyruar të mos negociojë vetëm me prodhuesit e vaksinave deri në nëntor, shtoi ai.

“Shumë vendime në lidhje me rregullat e udhëtimit, lidhja e marrëveshjeve me shqetësimet farmaceutike, mund të kishin qenë shumë më të shpejta”, pohoi ai.

Kurz kërkoi miratimin urgjent të vaksinës AstraZeneca, duke theksuar se shkencëtarët më të mirë në Universitetin e Oksfordit kanë punuar rreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat