​Asnjë lidhje nuk është konfirmuar midis vdekjeve dhe vaksinimit në Norvegji

Evropë

​Asnjë lidhje nuk është konfirmuar midis vdekjeve dhe vaksinimit në Norvegji

Më: 18 janar 2021 Në ora: 22:07
Foto

Autoritetet norvegjeze deklaruan sot se nuk kishte krijuar një lidhje midis vaksinës COVID-19 të Pfizer/BioNTech dhe vdekjeve të njerëzve të vaksinuar në vend, por rekomanduan që mjekët të vlerësojnë shëndetin e të moshuarve dhe pesonave të ndjeshëm para vaksinimit.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në fund të dhjetorit, vendi skandinav ka raportuar 33 vdekje të personave të moshuar që morën dozën e parë, sipas raportit të fundit të qeverisë.

Të trembëdhjetë rastet e shqyrtuara deri më tani, "janë njerëz të moshuar me probleme serioze shëndetësore", tha sot drejtoresha e Agjencisë Publike Norvegjeze Camilla Stoltenberg në një konferencë shtypi.

"Nuk kishte asnjë analizë të shkakut të vdekjes. Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur në mend është se 45 njerëz vdesin çdo ditë në shtëpitë e pleqve në Norvegji. Kështu, nuk është krijuar ndonjë rritje e vdekshmërisë ose lidhje me vaksinën," vuri në dukje ajo.

Pas informacionit mbi 33 vdekje pas vaksinimit, Norvegjia ka paralajmëruar se një vlerësim mjekësor është i nevojshëm para vaksinimit të të moshuarve dhe atyre me probleme shëndetësore, si në vendet e tjera.

"Nuk është e pamundur që disa nga ata që propozohen për vaksinim janë aq të ndjeshëm (...) sa nuk ka asnjë kuptim në vaksinimin e tyre sepse gjendja e tyre mund të përkeqësohet për shkak të efekteve anësore të zakonshme," tha Stoltenberg.

Agjencia Norvegjeze e Barnave ngriti shqetësime në fund të javës së kaluar, duke thënë se efektet e zakonshme anësore të vaksinave si ethet dhe të përzierat mund të kenë "kontribuar në vdekjen e disa pacientëve të ndjeshëm" në vend.

Disa vende kanë raportuar vdekje pas vaksinimit, por autoritetet shëndetësore mendojnë se ato nuk mund të lidhen me vaksinën.

Pfizer dhe BioNTech thanë për AFP të hënën se ata ishin "duke punuar me Agjencinë Norvegjeze të Barnave për të mbledhur të gjitha informacionet përkatëse", duke kujtuar se fushata e vaksinimit në Norvegji filloi në shtëpitë për të moshuarit dhe të sëmurët me kujdes mjekësor.

"Shumica e tyre ishin në moshë të shtyrë dhe me sëmundje, dhe disa në fazën përfundimtare të sëmundjes," vuri në dukje kompania Pfizer.

Sipas të dhënave të fundit në dispozicion, më shumë se 48.000 njerëz kanë marrë vaksinën në Norvegji, e cila ka një popullsi prej 5.4 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat