Kryeministri italian fiton votën e besimit, por testin më të vështirë e ka javën tjetër

Evropë

Kryeministri italian fiton votën e besimit, por testin më të vështirë e ka javën tjetër

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:43
Giuseppe Conte

Kryeministri italian Giuseppe Conte fitoi një votim vendimtar besimi në Dhomën e Deputetëve të hënën, duke mbetur në pushtet pasi një partner i vogël u largua nga koalicioni i tij dhe hapi një krizë politike mes pandemisë së furishme të COVID-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, po të kishte humbur në këtë votim, Conte do të ishte detyruar të jepte dorëheqjen.

Pas apelit të tij ndaj opozitës dhe ligjvënësve për ta mbështetur atë pas largimit të javës së kaluar nga partia të “Italia Viva” e ish-kryeministrit Matteo Renzi, qeveria e Conte fitoi në votimin e dhomës së ulët, me 321 me 259.

Madje dallimi ishte më i gjerë se sa pritej dhe i dha qeverisë një shumicë absolute në dhomën me 629 vende.

Por Conte do të përballet me një test më të vështirë të martën në dhomën e sipërme të Senatit, ku qeveria kishte vetëm një shumicë të pakët, edhe kur “Italia Viva” ishte ende pjesë e koalicionit.

Në kërkim të joshjes së ligjvënësve centristë dhe liberalë, Conte premtoi të ndryshojë axhendën e tij të politikës, duke thënë se ai donte të modernizonte Italinë dhe të shpejtonte zbatimin e një plani rimëkëmbjeje për ekonominë e goditur nga recesioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat