Paralajmërohen vërshime të rrezikshme në Angli, nisin përgatitjet për evakuime

Evropë

Paralajmërohen vërshime të rrezikshme në Angli, nisin përgatitjet për evakuime

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Zyra e Meteorologjisë në Britaninë e Madhe ka lëshuar paralajmërim për reshje të shumta të shiut dhe vërshime në disa pjesë në Anglisë lindore dhe veriore, të cilat mund të paraqesin rrezik për jetën.

Agjencia e Mjedisit tha se moti i lig që pritet ta përfshijë Mbretërinë e Bashkuar këtë javë përmes Stuhisë Christoph mund të shkaktojë vërshime të konsiderueshme në disa zona, duke shtuar se situata është e paqëndrueshme.

Zyra e Meteorologjisë tha se reshje të shumta ka gjasë të bien të martën, të mërkurën dhe të enjten, shkruan Independent.

Banorët në veri, qendër dhe lindje të Anglisë po udhëzohen që të jenë të kujdesshëm ndaj paralajmërimeve për vërshime në kohën kur këshillat lokalë po përgatiten për evakuime të mundshme, nëse lëshohet paralajmërimi për vërshime të rënda.

Parashikuesit e motit thanë se shkrirja e borës nga kodrat pritet të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes me vërshimet, duke shkaktuar dëme në disa ndërtesa dhe duke shkaktuar pengesa në komunikacion.

Përpos këtyre pengesave, u paralajmërua se disa vendbanime mund të mbeten të bllokuara nga vërshimet dhe mund të ketë edhe ndërprerje të rrymës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat