Policia spanjolle kap më shumë se dy ton kokainë të fshehur në qymyr

Evropë

Policia spanjolle kap më shumë se dy ton kokainë të fshehur në qymyr

Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia spanjolle ka sekuestruar më shumë se dy tonë kokainë dhe arrestoi 12 persona të dyshuar të përfshirë në një rrjet të trafikimit të drogës në shkallë të gjerë në lidhje me Paraguain dhe Brazilin.

Sipas CNN, autoritetet hetuan rrjetin – anëtarët e të cilit ishin përpjekur të mbulonin gjurmët e tyre duke ngritur biznese të ligjshme për më shumë se një vit, bazuar në deklaratën e policisë kombëtare të Spanjës.

Hetimi arriti kulmin në arrestimet dhe kapjen e 2,065 kilogramëve (2.28 tonë amerikanë) të fshehura në një ngarkesë prej 40 mijë kilogramësh (44.1 tonë amerikanë) qymyr në portin e Algeciras në Spanjën Jugore.

Në fillim të vitit 2020, policia identifikoi anëtarët e organizatës me seli në provincat e Murcias dhe Seviljes, të cilët po ndërtonin një biznes me sa duket të ligjshëm duke importuar dhjetra kontejnerë me qymyr nga Amerika e Jugut në portin e Barcelonës.

Megjithatë, ndërlikimet për shkak të çështjeve të magazinimit dhe pandemisë së coronavirusit, bënë që grupi të zhvendosë operacionet e tyre në portin e Algeciras në Spanjën jugore në mes të muajit prill.

Policia ‘bashkoi’ strukturën e rrjetit, që përfshinte dy familje me anëtarë kryesorë në Brazil dhe Paraguai, që koordinonin dërgesat e kokainës, derisa të tjerët në Sevilje krijuan biznese që duket se ishin të ‘dedikuara’ për importin e qymyrit, orizit ose edhe produkte mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat