Britania e Madhe shënoi sot numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë

Evropë

Britania e Madhe shënoi sot numrin më të lartë të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë

Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Britania e Madhe ka regjistruar 1610 vdekje të tjera të shkaktuara nga koronavirusi. Kjo shënon shifrën më të lartë të fataliteteve, brenda 24 orëve që nga nisja e pandemisë.

Bilanci i sotëm i viktimave e ka çuar totalin në 87.295 sipas shifrave të fundit të qeverisë.

Pavarsisht shifrave tragjike, vendi ka arritur rreth 4 milionë persona të vaksinuar, shifra më e lartë në kontinent.

Nga kjo javë do të rrisë edhe më shumë shpejtësinë e 140 vaksinave në minutë, duke i shtuar 10 qendra vaksinimi atyre ekzistuese, që janë 7, ku përfshihen godina të mëdha si stadiume, por edhe katedrale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat