Oxfordi po përgatit një vaksinë kundër variantit të ri të coronavirusit

Evropë

Oxfordi po përgatit një vaksinë kundër variantit të ri të coronavirusit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 12:59
Foto Ilustrim

Oxford është duke përgatitur një vaksinë të re për variantin e ri të coronavirusit.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit po përgatiten të prodhojnë versione të reja të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë llojet edhe më ngjitëse të virusit.

Ekipi që qëndron pas vaksinës nga Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime të fizibilitetit për të përshtatur teknologjinë rreth prodhimit të versioneve të reja të vaksinës.

Universitetit tha se Oxford ishte duke monitoruar nga afër ndikimin e llojeve të reja të coronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil në imunitetin e siguruar nga vaksina e tyre dhe po vlerësonte proceset e nevojshme për të përshtatur vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar mutacionet covid-19.

Vaksina e Oksfordit synon të njëjtën proteinë, duke rritur shpresën se edhe ajo do të jetë në gjendje të shkaktojë një përgjigje imune tek njerëzit që është në të njëjtën mënyrë e aftë të neutralizojë mutacionet e variantit të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat