Mbyllen 2 shkolla në Zurich, për shkak të variantit të ri të virusit

Evropë

Mbyllen 2 shkolla në Zurich, për shkak të variantit të ri të virusit

Më: 21 janar 2021 Në ora: 13:55
Foto Ilustrim

Dy shkolla në kantonin e Cyrihut janë mbyllur dhe stafi dhe nxënësit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi – si dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të gjithë në shkollat në Volketswil dhe Kilchberg do të testohen gjithashtu.

Një nxënës në shkollën Kilchberg doli pozitiv për variantin më ngjitës të virusit nga Mbretëria e Bashkuar.

Ekipet e gjurmimit të kontakteve po punojnë për të gjetur të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me dikë nga shkollat në një përpjekje për të ndaluar përhapjen, shkruajnë mediat zvicerane.

Varianti i ri nga Mbretëria e Bashkuar është për rreth 70 % më infektues, por nuk është më i rrezikshëm.

Me variantin e ri në Zvicër janë paraqitur qindra raste pozitive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat