​Ia ndalin mikrofonin, kërcet ‘druri’ në Parlamentin e Çekisë

Evropë

​Ia ndalin mikrofonin, kërcet ‘druri’ në Parlamentin e Çekisë

Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:42
Foto Ilustrim

Debati në Dhomën e Ulët të Parlamentit të Çekisë u shndërruar në një rrahje sot.

Pasi mikrofoni i tij u fik për shkak të fyerjeve, Lubomit Volni, një deputet i pavarur nga lista e nacionalistëve radikalë çekë, u përlesh me kryetarin, Tomash Hanzel nga radhët e social demokratëve.

Në fund, sigurimi dëboi Volny-n nga salla dhe policia po heton shkeljen e masave, si dhe refuzimin e Lubomit Volny dhe kolegut të tij Marijan Boyko për të mbajtur maska.

Në Republikën Çeke, shkelja e masave antiCOVID-19 dënohet me 400 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat