Shkolla fillore në Siberi, aty ku nxënësit lahen në ujërat e ngrira

Evropë

Shkolla fillore në Siberi, aty ku nxënësit lahen në ujërat e ngrira

Më: 21 janar 2021 Në ora: 22:14
Pamje nga video

Fëmijët e një shkolle në Siberi, vishen në rroba banjo dhe i vërsulen ujërave të ngrira – madje lahen me kovat e mbushura me ujë gjysmë të ngrirë – të gjitha këto i bëjnë që në CV-në e tyre ta kenë si dëshmi se janë larë në temperatura ekstreme.

Bëhet fjalë për 317 nxënës të një shkolle në Krasnoyarsk të Siberisë, që sipas tyre ky veprim i mban ata më të shëndetshëm dhe ua ndalë infeksionet.

Pasi që fillimisht futen në sauna, menjëherë ia mësyjnë ujërave të ngrira, e videoja e publikuar më poshtë shfaq nxënësit në Sibiryachok që ndryshe njihet si Siberia e vogël.

Është interesant se shumica e prindërve janë pro këtij veprimi, madje thonë se ndihen krenar me veprimin e fëmijëve të tyre që kanë në CV-të e tyre dëshmi se janë larë në ujëra të ngrira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat