Politikani italian në folenë e mafias, Cesa pengoi rënien e qeverisë së kryeministrit Conte

Evropë

Politikani italian në folenë e mafias, Cesa pengoi rënien e qeverisë së kryeministrit Conte

Më: 22 janar 2021 Në ora: 00:44
Lorenzo Cesa

Policia italiane shkatërroi një rrjet të klanit mafioz “Ndrangheta” i dyshuar për pastrim parash. Gjatë operacionit u arrestuan 50 vetë dhe nën hetim është edhe politikani Lorenzo Cesa, që nuk la rrëzimin e qeverisë Conte në Senat. Prokurori Nicola Gratteri tha se operacioni vërtetoi lidhjet e mafies me biznesin dhe politikën.

Policia italiane arrestoi 50 vetë dhe filluan hetimet ndaj një politikani të nivelit të lartë si pjesë e një operacioni të gjerë kundër klanit mafioz ndraghetta. Dyshimet kryesore të prokurorëve janë për pastrim parash.

“Ky hetim tregon atë që kemi thënë prej dekadash. “Ndrangheta” qëllon më pak me armë zjarri dhe ka lidhje më të thella me rrethet e biznesit dhe të politikës,” tha prokurori Nicola Gratteri, i cili javën e kaluar nxirri përpara gjykatës numrin më të madh të mafiozëve.

Midis atyre që janë vendosur nën hetim është edhe politikani Lorenzo Cesa, kreu i partisë së vogël UDC. Prokurori Gratteri tha se Cesa dyshohet si ndërmjetës me “Ndrangheta”-n.

Cesa, i cili është edhe një anëtar i Parlamentit Europian, i mohoi akuzat dhe njoftoi dorëheqjen nga partia.

Për operacionin e fundit që u zhvillua në Kalabri, policia tha se përgjoi mbi thirrje telefonike dhe regjistrime sekrete të cilat ndihmuan për të zbuluar se “Ndrangheta” ka përdorur një sërë kompanish për të pastruar para sidomos nëpërmjet skemës së lëshimit të faturave të falsifikuara.

Grupet mafioze kishin marrë me qira magazina bosh dhe shpesh herë dërgonin aty kamionë po bosh për të treguar se kishte veprimtari biznesi.

Kreu i operacioneve mafioze ishte një person i cili sipas prokurorit Gratteri, kishte lidhje politikanë, biznesmenë dhe anëtarët ë ndryshëm të klanit “Ndrangheta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat