Mbi 50,000 viktima nga koronavirusi në Gjermani

Evropë

Mbi 50,000 viktima nga koronavirusi në Gjermani

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:28
Udhëzimet për mbajtje të distancës dhe veshje të maskës shihen në xhamin e një dyqani në Frankfurt të Gjermanisë.

Mbi 50,000 njerëz kanë vdekur pas infektimit me koronavirus në Gjermani - shifër kjo që është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit.

Instituti Robert Koch për kontrollin e sëmundjeve tha të premten se 859 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të cilat e çojnë në 50,642 numrin total të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar.

Gjermania ka pasur një numër relativisht të vogël të viktimave në fazën e parë të pandemisë, por kjo ka ndryshuar këtë dimër.

Qindra vdekje, nganjëherë edhe mbi 1,000 janë raportuar në ditë, në vendin me 83 milionë banorë.

Në mesin e vendeve të tjera evropiane, Britania e Madhe, Italia, Franca dhe Spanja - që të gjitha kanë popullsi më të vogël se Gjermania - kanë shifra më të larta të viktimave.

Gjermania, e cila ndodhet nën masa të rrepta izolimi, ka tani rënie të numrit të të infektuarve, pas kulmit që ka arritur në dhjetor.

Instituti Robert Koch raportoi të premten për 17,862 raste të reja, krahasuar me 22,368 një javë më parë.

Në total, Gjermania ka konfirmuar mbi 2.1 milionë raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat