Erdogan: 10 milionë doza të reja vaksinash, ndoshta që në fundjavë

Evropë

Erdogan: 10 milionë doza të reja vaksinash, ndoshta që në fundjavë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 12:52
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha sot se Kina ka miratuar shpërndarjen e transhesë së dytë të vaksinës CoronaVal kundër koronavirusit, e cila prodhohet nga kompania Sinovac Biotech.

Ai u tha gazetarëve se 10 milionë doza mund të mbërrijnë në Turqi gjatë fundjavës, raporton Reuters.

Turqia deri më tani ka marrë një dërgesë prej tre milionë doza vaksinash.

1.16 milion qytetarë, kryesisht punonjës shëndetësorë dhe të moshuar, janë vaksinuar deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat