Steinmeier fton gjermanët të ndezin qirinj në dritaret e tyre në kujtim të viktimave nga COVID-19

Evropë

Steinmeier fton gjermanët të ndezin qirinj në dritaret e tyre në kujtim të viktimave nga COVID-19

Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:13
Frank Walter Shtajmajer

Presidenti gjerman Frank Walter Shtajmajer nga premtja ka vendosur të ndezë  për cdo natë nga një qiri në dritaren  tij te pallatit presidencial në Berlin.

Kjo si shenjë solidarizimi me familjarët që humbën më të dashurit e tyre por edhe me ata që po luftojnë  ende më këtë virus vdekjeprurës. Prandaj presidenti gjerman  po inkurajon  bashkëvendësit e tij ta bëjnë të njëjtën gjë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani ka kaluar 50 mijëshen, shifër kjo që është rritur me shpejtësi gjatë javëve të fundit  ndonëse  shifrat e infeksionit po bien vazhdimisht.

Gjermania kishte një numër relativisht të vogël të vdekjeve në fazën e parë të pandemisë dhe ishte në gjendje t’i hiqte  kufizimet antipandemike.

Megjithatë virusi doli nga kontrolli me valën e dytë të infektimeve në vjeshtë dhe dimër.

Me COVID – 19 në mënyrë shumë më serioze po merret tashmë presidenti i ri amerikan, Joe Biden.

Ai shtrëngoi i masat anticovid për të rinisur me procesin mësimor. Përmes 10 urdhrave të nënshkruarBiden po synon t’i japi hov programit të vaksinimit, të zgjerojnë testimin dhe mbajtjen maskave, si dhe të mbledh e analizoj të dhënat, që ndihmojnë  në krijimin e politikave.

Ai tha se numri i viktimave në SHBA mund të kalojë gjysmë milioni muajin e ardhshëm,  derisa tashmë numri i viktimave ka kaluar mbi 400 mijë

Ndryshe, ish presidenti Donald Trump pati thënë se në Amerikë nga koronavirusi nuk do të vdesin më shumëse 200 mijë pacientë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat