Burri i vë flakën vetes jashtë selisë qeveritare

Evropë

Burri i vë flakën vetes jashtë selisë qeveritare

Më: 22 janar 2021 Në ora: 19:05
Bjellorusi

Një 35 vjeçar në Bjellorusi i vuri flakën vetes jashtë selisë qeveritare në Minsk ditën e sotme.

Ai u dërgua menjëherë në spital pasi kalimtarët dhe policia shuan flakët me një aparat zjarrfikës, tha policia.

Ai mund të shihej i shtrirë dhe i rrethuar me flakë në mes të sheshit, pranë një statuje të Leninit në videot e shpërndara në rrjete sociale.

Motivet e burrit nuk janë ende të qarta dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, tha Komiteti Bjellorus në një deklaratë.

Mendohet se ai ishte lyer me një lëng para se t’ia vinte flakën vetes, raporton Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat