Pandemia në Greqi/ 585 raste të reja e 28 viktima në 24 orët e fundit

Evropë

Pandemia në Greqi/ 585 raste të reja e 28 viktima në 24 orët e fundit

Më: 22 janar 2021 Në ora: 23:51
Greqi

585 persona janë konfirmuar me COVID-19 dhe 28 pacientë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Greqi.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve është rritur pasi dje janë konfirmuar 509 raste, ndërkohë që kanë humbur jetën 3 persona më shumë.

Numri total i infektimeve nga koronavirusi nga shkuar 151041, ndërkohë që numri i viktimave është 5598 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor, si në shumicën e vendeve evropiane me Pfizer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat