Policia në Beograd shpërndan protestuesit e mbledhur në përkrahje të liderit opozitar rus Navalny

Evropë

Policia në Beograd shpërndan protestuesit e mbledhur në përkrahje të liderit opozitar rus Navalny

Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:15
Navalny

Policia në Beograd u ka kërkuar protestuesve që ishin mbledhur në përkrahje të opozitarit rus Navalny që të shpërndahen me shpjegimin se protesta nuk ishte e paralajmëruar, shkruan N1.

Poashtu protestuesve u është thënë se është e ndaluar që më shumë se pesë persona të tubohen shkaku i pandemisë.

Policia u ka thënë mediave serbe se nuk kanë pasur informacion për një protestë të tillë në Beograd.

Dhjetëra qytetarë ishin mbledhur në kryeqytetin e Serbisë në përkrahje të Navalny.

Protesta kishte nisur në tempullin Shën Sava ku policia u ka kërkuar protestuesve paralajmërin me shkrim të protestës.

Pjesëmarrësit e protestës më pastaj kanë shkuar afër ambasadës ruse në Beograd por që policia nuk ka lejuar që të mblidhen para ambasadës me arsyetimin se aty nuk është hapësirë që mund të protestohet.

Atyre u është dhënë urdhëri që të shpërndahen pasiqë nuk mund të mbajnë protestën.

Disa protestues shfaqën banerin me mbishkrimin “Liri për Navalnyn” që është thirrje për autoritetet ruse që ta lirojnë opozitarin Navalny.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat