Fundjava sjell stuhi në Greqi, nga e marta dëborë dhe temperatura të ulëta

Evropë

Fundjava sjell stuhi në Greqi, nga e marta dëborë dhe temperatura të ulëta

Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Sinoptikanët në Greqi kanë paralajmëruar për një valë të motit të keq këtë fundjavë që do të sjellë erëra të forta dhe stuhi. Sipas mediave greke këto luhatje do të lëvizin nga veriperëndimi drejt lindjes dhe pritet të vazhdojnë deri më mesjavë.

Deri në mesditën e së dielës, moti do të sjellë një përmirësim të përkohshëm për të sjellë të njëjtat kushte mbrëmje.

Ndërkohë që nga e marta pritet që temperaturat të pësojnë një ulje të ndjeshme duke sjellë reshje dëbore edhe në zonat e ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat