Mjekët francezë u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos flasin në transportin publik

Evropë

Mjekët francezë u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos flasin në transportin publik

Më: 23 janar 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Mjekët francezë u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin bisedat në transportin publik në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

“Përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse, kur distanca fizike nuk është e mundur, duhet të respektohet një rregull i thjeshtë: shmangni bisedën dhe telefonimin në transportin publik”, apeluan mjekët francezë, raporton BBC.

Franca ka një numër në rritje të infektimeve me koronavirusin.

Mjekët theksojnë se ky apel nuk është detyrim, por rekomandim mëse i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat