Suedia shton masat kufizuese, qeveria akoma larg një shtetrrethimi të përgjithshëm

Evropë

Suedia shton masat kufizuese, qeveria akoma larg një shtetrrethimi të përgjithshëm

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:49
Suedi

Pas samitit virtual të BE-së për Covid-in, qeveria suedeze ka vendosur që të zgjasë disa nga masat kufizuese.

Rekomandimi për përdorimin e maskave mbrojtëse në mjetet e transportit publik do të vazhdojë që të mbetet në fuqi deri në pranverë.

Suedezët janë nxitur gjithashtu nga qeveria që të punojnë akoma më shumë nga shtëpia.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha në një konferencë për mediat se ndonëse baret dhe restorantet do të mbeten të hapura, atyre nuk do t’u lejohet që të shërbejnë pije alkoolike pas orës 8 të mbrëmjes. Këto masa kufizuese do të zgjaten deri më 7 shkurt.

Do të ketë një lehtësim të pjesshëm të masave për nxënësit në arsimin fillor dhe sekondar, të cilët e kanë ndjekur mësimin në distancë që nga vjeshta e vitit të kaluar.

Ata do të mund të rikthehen në shkollë, por vetëm për disa lëndë të caktuara.

Qeveria suedeze iu kërkoi bashkive dhe rajoneve që ti mbanin aktivitetet sportive dhe facilitetet e tjera të mbyllura, së paku deri më 7 shkurt. Por, bëjnë përjashtim aktivitetet sportive për fëmijët nën 16 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë vendi ka regjistruar rreth 540 mijë infektime dhe rreth 10 800 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat