Shkon në mbi 500 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër

Evropë

Shkon në mbi 500 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Zvicër

Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Zvicra radhitet e 33’ta në botë për nga numri i rasteve të infektuara me COVID-19.

Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në këtë shtet janë infektuar 509 mijë e 279 persona.

Nga ana tjetër, rastet aktive në këtë shtet ende vazhdojnë të jenë të larta, me rreth 182,629 persona.

Zvicra ka kryer një numër të madh të testimeve që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat e fundit tregojnë se ky shtet që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka bërë 4,135,714 testime.

Ndërkohë, situata pandemike ditore ka shënuar një ulje të lehtë të infektimeve në muajin dhjetor, dhe fillim të vitit 2021, por pavarësisht kësaj, situata është e mirëmenxhuar, ndërkohë që disa kantone kanë vënë masa ndaj pandemisë Covid-19.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, e që në fillim ishin pozitiv dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur në 317,600 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat