Vaksinohen 6 milionë njerëz në Britani, numri i viktimave nga Covid shkon në 100,000

Evropë

Vaksinohen 6 milionë njerëz në Britani, numri i viktimave nga Covid shkon në 100,000

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:37
Boris Johnson

Në Britaninë e Madhe  numri i të vaksinuarve ka arritur rreth 6 milion njerëz, të cilët kanë marrë dozën e parë. Ndërsa numri i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet.

Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani janë shënuar rreth 100 mijë viktima.

Ndërkohë sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se gjithashtu janë vaksinuar persona të moshës 80 vjeç.

Ndërkohë qëllimi është të vaksinohen 15 milion njerëz deri nga mesi i muajit shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat