Serbia vaksinon mbi 200 mijë persona kundër COVID-19

Evropë

Serbia vaksinon mbi 200 mijë persona kundër COVID-19

Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Serbia ka vaksinuar më shumë se 200 mijë persona kundër COVID-19, raportojnë mediat serbe.

Siç deklaroi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq sot, radhët janë të mëdha sepse njerëzit duan të vaksinohen.

“Ne presim që 50,000 njerëz të vaksinohen sot. Ne jemi të nëntit në botë, por mendoj se mund të jemi të pestë ose të gjashtë në dy ose tre ditët e ardhshme. Ne kishim një politikë të mençur. Deri më tani, ne kemi siguruar 1,150,000 vaksina, asnjë nga programi Covax.

Tani duhet të zhvillojmë infrastrukturën tonë, do të përpiqemi të ndërtojmë një fabrikë për prodhimin e vaksinave”, njoftoi Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat