Holanda hyn në shtetrrethim, masa më e rreptë e marrë deri më tani

Evropë

Holanda hyn në shtetrrethim, masa më e rreptë e marrë deri më tani

Më: 24 janar 2021 Në ora: 16:05
Holanda hyn në shtetrrethim, masa më e rreptë e marrë deri më tani

Holanda hyri mbrëmjen e djeshme në fazën më të ashpër të kufizimeve mdaj koronavirusit deri tani duke vendosur një shtetrrethim për natën në mbarë vendin.

Nga dje në mbrëmje, banorët duhet të futen në shtëpi nga ora 21:00 deri në 04:30, kohë gjatë së cilës ata do të ndalohen të lënë shtëpitë e tyre.

Qëllimi është të zvogëlohen ndjeshëm infeksionet, ndërsa shqetësimet rriten për mutacionet e virusit, raporton ATSh.

Vendi gjithashtu ka ndaluar fluturimet nga Britania e Madhe, Afrika e Jugut dhe Amerika e Jugut, ku janë identifikuar variante më të transmetueshme të koronavirusit.

Shkelja e shtetrrethimit gjobitet 95 euro.

Ky shtetrrethim do të qëndrojë në fuqi deri më 9 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat