Bien rastet me COVID-19 në Britani

Evropë

Bien rastet me COVID-19 në Britani

Më: 24 janar 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Britania e Madhe ka raportuar 610 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Numri i vdekjeve ka shënuar ulje nga dita e shtune, ku ishin raportuar 1.348.

Ndërkaq gjatë kësaj periudhe janë raportuar 30.004 raste të reja me COVID-19, më pak se një ditë më herët ku janë raportuar 33.552 raste.

Ndërkaq sipas të dhënave qeveritare, 6.353 milionë njerëz kanë marrë vaksinën anti-Covid të dielën, më shumë sesa ditën e shtunë ku janë vaksinuar 5.861.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat