72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit

Evropë

72 të vdekur nga koronavirusi në Francë gjatë 24 orëve të fundit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Franca ka regjistruar 72 persona të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit dhe 18.436 të infektuar.

Autoritetet njoftojnë se këto shifra janë më të ulëta se shtunën, kur ishin regjistruar 23.924 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shtrirë në spital 26.393 pacientë në spitalet për COVID-19.

Franca është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi. Që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar mbi tre milionë të vdekur dhe mbi 72.000 të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat