Krivokapiç: Nuk do të heq dorë nga normalizimi i raporteve me Serbinë

Evropë

Krivokapiç: Nuk do të heq dorë nga normalizimi i raporteve me Serbinë

Nga: F.B Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:24
Zdravko Krivokapiç

Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç ka deklaruar se qeveria që ai drejton nuk do të heq dorë nga normalizimi i raporteve me Serbinë, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas tij, heqja dorë nga kjo do nënkuptonte heqjen dorë nga vëllezërit dhe të afërmit, miqtë dhe historia e tradita...u shpreh ai.

"Ndërsa ne një regjim, mes tjerave e kemi dërguar në të kaluarën pikërisht për faktin se ka dashur që të gjitha këto që numërova të nga i marr dhe ndalojë” tha Krivokapiç për “Mina” transmeton gazeta e Podgoricës “Vijesti”.

Ai theksoi se ftesa për kryeministren e Serbisë Ana Brnabiç edhe më tutje është e hapur dhe nuk shtrohet pyetja a ka kush e pret, por a do të gjejë kohë të vijë.

"Pyetja është nëse ajo do të gjejë kohë për të vizituar dhe përshëndetur të gjithë ata që me kënaqësi duan ta shohin në Malin e Zi, sepse ajo është kreu i qeverisës së Serbisë fqinje edhe vëllazërore” tha Krivokapiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat