Ky shtet nuk ka asnjë qen të pastrehë, sepse të gjithë janë adoptuar!

Evropë

Ky shtet nuk ka asnjë qen të pastrehë, sepse të gjithë janë adoptuar!

Më: 25 janar 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Edhe shtetet tjera duhet të ndjekin shembullin e njëjtë.

Në shumë shtete rreth botës, qentë e pastrehë janë duke u bërë problem në rritje vazhdimisht, por jo për Holandën.

Të gjithë qentë e pastrehë janë marrë nga rrugët dhe iu është gjetur një shtëpi. Kjo u arrit me shtysën e qeverisë, sepse ata ndihmuan më mbledhjen e qenve, sterilizimin, vaksinimin dhe identifikimin e qenve.

Në vitin 2016, të gjitha rrugët u spastruan nga qentë endacak, dhe të gjithë tani kanë një vend të ngrohtë që të bëjnë gjumin.

Kjo është një zgjidhje shumë e mirë, si për njerëzit edhe për qentë. Mungesa e vaksinimit të qenve endacak, qon deri tek tërbimi. Ky është shkaktari i sulmeve nga qentë endacak vazhdimisht.

Gjithashtu shumë prej tyre ngordhin në rrugë nga uria, dhe në këtë mënyrë, edhe njerëzit edhe qentë janë më të sigurt.

Holanda ka një histori të pasur me qentë. Thuajse çdo familje në shekullin e 19 ka pasur një qen, edhe ata janë parë si simbol social.

Mirëpo numri i qenve endacak u rrit, dhe kjo shkaktoj shpërthime të tërbimit mes qenve. Shpejt pas kësaj, në një kohë kur nuk kishe vaksina për parandalimin e tërbimit, njerëzit filluan të frikësohen nga qentë dhe filluan t’i braktisin.

Prandaj nuk u desh shumë kohë që rrugët të mbushen me qenë endacak.

Mirëpo tani, qeveria mbulon të gjitha kostot për kujdesin e këtyre qenve deri në adoptim. 70% e qenve femra janë sterilizuar, në mënyrë që të mos ketë probleme me rritjen e tepërt të numrit të qenve.

Gjithashtu, tani ka edhe përmirësime në ligjet për mbrojtjen e kafshëve, për të eliminuar dhunën ndaj tyre. Nëse një pronar i shkelë këto ligje, mund të dënohet me rreth 15 mijë euro gjobë dhe gjithashtu burgim deri në 3 vjet.

Holanda ka krijuar edhe një forcë policore, e cila ka për detyrë që të mbrojë kafshët në të gjithë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat