Rusia, notë proteste SHBA-së për postimet në mbështetje të protestave për Navalny-n

Evropë

Rusia, notë proteste SHBA-së për postimet në mbështetje të protestave për Navalny-n

Më: 25 janar 2021 Në ora: 17:01
Foto

Rusia i dorëzoi notë proteste SHBA-së për shkak se Ambasada Amerikane në Moskë ka bërë postime në mbështetje të protestave që u zhvilluan në fundjavë për lirimin e opozitarit të arrestuar rus, Alexei Navalny.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, në një deklaratë për kanalin shtetëror “Perviy” rikujtoi se ambasada e SHBA-së në Moskë ka bërë postime nëpërmjet rrjeteve sociale të cilat mbështesin protestat e mbajtura nga mbështetësit e opozitarit rus të arrestuar, Alexei Navalny.

Duke theksuar se postimet në fjalë i kanë vlerësuar si “ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të Rusisë”, Zakharova tha se ambasadori i SHBA-së në Moskë, John Sullivan, është thërritur në ministri.

Duke e ftuar SHBA-në që t‘u përmbahet ligjeve të Rusisë, Zakharova bëri të ditur se “palës amerikane iu dorëzua notë proteste”.

Disa kompani amerikane të internetit kanë ndarë informacione “të rreme” lidhur me protestat, njoftoi Zakharova, duke shtuar se po shqyrtohen edhe këto pretendime.

Ambasada e SHBA-së në Moskë javën e kaluar nëpërmjet rrjeteve sociale postoi orën dhe vendet e protestave që do zhvilloheshin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat