​Francë: Më shumë se 1.000 persona të shtruar në spital brenda dy ditësh

Evropë

​Francë: Më shumë se 1.000 persona të shtruar në spital brenda dy ditësh

Më: 25 janar 2021 Në ora: 22:55
Foto illustrim

Numri i pacientëve të shtruar në spitalet e Francës për shkak të virusit korona është rritur me më shumë se 1 mijë në dy ditët e fundit, një trend që nuk është parë që nga 16 nëntori, dhe numri i atyre në kujdes intensiv ka tejkaluar 3.000 për herë të parë që nga 9 dhjetori, raporton Reuters.

Për shkak të numrit të shtuar, ekspertët mjekësorë u bënë thirrje autoriteteve për një bllokim të tretë, megjithatë, media franceze raporton se presidenti Emmanuel Macron po përpiqet të shmangë masa të tilla.

Macron shpreson që ora policore, që filloi 10 ditë më parë, do të jetë e mjaftueshme për të zvogëluar rritjen e numrit të pacientëve, për shkak të numrit në rritje të njerëzve të infektuar me llojin më ngjitës të COVID, shton agjencia britanike.

Numri më i madh i pacientëve në kujdes intensiv ishte 7.148 më datën 4 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat