Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian zyrtarizon sot dorëheqjen

Evropë

Bie qeveria “Conte”, kryeministri italian zyrtarizon sot dorëheqjen

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:09
Giuseppe Conte

Sot në ora 09.00, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri italian Giuseppe Conte do ti paraqesë kabinetit të tij dorëheqjen nga posti që mban prej 1 qershorit 2018.

Lajmi u konfirmua një ditë më parë për gazetaren e ora news Alba Kepi nga zyra e kryeministrit italian.

“Do të mblidhet nesër në ora 09:00 Këshillit të Ministrave gjatë cilit kryeministri Giuseppe Conte do ti komunikojë ministrave dorëheqjen e tij.

Kryeministri Conte do të takohet me presidentin e Republikës Sergio Mattarella“, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat