“Armiku i armikut tim është miku im” Ukraina del në krah të Navalny

Evropë

“Armiku i armikut tim është miku im” Ukraina del në krah të Navalny

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:11
Dmytro Kuleba

Ukraina ka shprehur mbështetje për kritikun e Kremlinit, opozitarin Alexei Navalny, i cili u kthye në Rusi më herët këtë muaj pasi u shërua nga një përpjekje e dyshuar për helmim nga agjencia ruse e spiunimit.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, në një intervistë për kanalin lokal 24 tha se “armiku i armikut tim është miku im”.

“Prandaj, nëse Navalny është armiku i (presidentin rus, Vladimir) Putin, atëherë ne mbështesim Navalny-n. Gjithçka është shumë e thjeshtë“, shtoi Kuleba.

44-vjeçari Navalny, i cili mori trajtim në Gjermani pas dyshimit për helmim, u arrestua në kryeqytetin rus pas kthimit të tij më 17 janar. Autoritetet ruse thanë se ai ka shkelur kushtet e provës për një vepër të pastrimit të parave të vitit 2014, vepër të cilën Navalny thotë se është sulm politik.

25 orë pas kthimit të tij, Gjykata e Moskës vendosi që Navalny të qëndrojë në paraburgim 30 ditor.

Ai tani është prapa hekurave në burgun famëkeq të Moskës “Matrosskaya Tishina”.

Marrëdhënie midis Ukrainës dhe Rusisë kanë mbetur të tensionuara që nga viti 2014 lidhur me statusin e rajoneve të Krimesë dhe Donbasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat