Anglia bën gati hotelet për karantinë

Evropë

Anglia bën gati hotelet për karantinë

Më: 26 janar 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Udhëtarët që hyjnë në Angli do të karantinohen nëpër hotele.

Kjo vjen si fazë parandaluese e shqetësimeve në rritje në lidhje me varinatet e reja të koronavirusit, shkruan BBC.

Masat mbi karantinim do të merren pas një mbledhje mes kryeministrit Boris Johnson dhe ministrave.

Masat ka të ngjarë të zbatohen për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe ata me të drejta qëndrimi të përhershme që vijnë nga vendet me rrezik të lartë si Afrika e Jugut.

Njerëzit e vaksinuar mund ta përhapin koronavirusin, thotë mjeku anglez

Shumica e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë tashmë përballen me ndalime të udhëtimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kërkesa e re për t’u izoluar në një hotel për 10 ditë do të të zbatohet për ardhjet nga pjesa më e madhe e Afrikës Jugore dhe Amerikës së Jugut, si dhe Portugalia, sepse shumë fluturime nga Brazili vijnë përmes Lisbonës.

Sipas BBC ende nuk ka asnjë ‘vendim përfundmitar’ për arritjet nga pjesë të tjera të botës.

Masa e karantinimit vjen pasi Britania e Madhe të hënën regjistroi 592 vdekje të tjera brenda 28 ditëve nga një provë pozitive, duke e çuar totalin me atë masë në 98,531.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat