Skiatori rumun lëshohej shtegut duke mos ditur që pas i ishte vënë ariu, e hedh në tokë çantën – ky veprim ia shpëton jetën

Evropë

Skiatori rumun lëshohej shtegut duke mos ditur që pas i ishte vënë ariu, e hedh në tokë çantën – ky veprim ia shpëton jetën

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:15
Foto

Skijimi për pak sa nuk i kushtoi me jetë një të riu në Rumani, i cili derisa po lëshohej shtegut – pasi tij vraponte një ari.

Skiatorët tjerë që ishin në teleferik po vëzhgonin tërë situatën nga lartë. E siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, ariu i ishte vënë pas skiatorit që fillimisht nuk e vëren që ka pas shpinës kafshën e egër.

Për fat të mirë të riut iu kujtua që në shpinë kishte një çantë të cilën e hodhi në tokë, me qëllim që ta shpërqendrojë ariun që assesi nuk dorëzohej.

Megjithatë në fund skiatori arrin të largohet, e ariu ndalet për të parë se çfarë ka brenda çantë – e sipas ekspertëve të kafshëve të egra ariu ishte i uritur dhe me çdo kusht tentonte të siguronte ushqim. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat