Rusia ndihmon Meksikën me 24 milionë doza të vaksinës COVID

Evropë

Rusia ndihmon Meksikën me 24 milionë doza të vaksinës COVID

Më: 26 janar 2021 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador tha se Rusia do t’i dërgojë vendit të tij 24 milionë doza të vaksinës Sputnik V kundër COVID-19.

Pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, presidenti meksikan në rrjetet sociale falënderoi homologun e tij rus pasi u pajtua për të furnizuar Meksikën me miliona doza në dy muajt e ardhshëm.

Lideri meksikan po ashtu tha se ai ftoi presidentin Putin të vizitojë Meksikën. Telefonata erdhi një ditë pasi presidenti meksikan rezultoi pozitiv me COVID-19.

Më herët gjatë ditës, ministri i Punëve të Jashtme i Meksikës, Marcelo Ebrard, njoftoi se thirrja telefonike ishte “e sjellshme dhe e suksesshme”, duke shtuar se tani zv/ministri i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell, mund të sigurojë mbërritjen e vaksinës ruse me mbështetjen e qeverisë ruse.

Lopez-Gatell në fillim të këtij muaji udhëtoi në Argjentinë për të studiuar përvojën, si dhe elementet teknike dhe shkencore të vaksinës ruse në vendin e Amerikës Latine.

Deri më tani në Meksikë janë regjistruar rreth 1.9 milionë raste pozitive me COVID-19, përfshirë 168.858 vdekje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat