Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Evropë

Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:24
Ilustrim

Greqia zbulon raste të mutacionit anglez të koronavirusit

Lajmin e ka bërë të ditur Profesoresha e Departamentit të Mjekësisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut, Anna Papa.
Mediat greke duke cituar ekspertët, thonë se dyshimet janë që në vend të ketë një numër më të madh rastesh me variantin “anglez” të koronavirusit.

Papa, e cila zbuloi rastin e parë të koronavirusit në Selanik , është shprehur se ishte thjesht çështje kohe para se varianti i ri i Covid-19 të konfirmohej në Greqi.

Llojet e reja të virusit që ka pësuar mutacion u identifikuan dy ditë më parë në laborator. Ne nuk u habitëm sepse ishte vetëm çështje kohe.., pasi që tashmë ishte bërë e ditur se ishte konfirmuar në Athinë dhe Kretë. Kjo është arsyeja pse kemi nevojë për vëmendje nga të gjithë ne, duhet t’i zbatojmë masat në mënyrë korrekte, ” u shpreh ajo.

Autoritetet e shëndetit në vend kanë bërë të ditur se nëse konfirmohet një numër i madh rastesh me këtë lloj të Covid-19, më tej vendi mund të shtrëngojë më tej masat anti-covid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat