Pas arrestimit të Alexei Navalnyt, përkrahësit e opozitës do të protestojnë para Shërbimit Sekret rus

Evropë

Pas arrestimit të Alexei Navalnyt, përkrahësit e opozitës do të protestojnë para Shërbimit Sekret rus

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:02
Protesta në Rusi

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja anti-qeveritare jashtë selisë qendrore në Moskë të Shërbimit të Brendshëm rus të Inteligjencës (FSB) dhe zyrave të administratës presidenciale.

Siç njoftojnë mediet ruse, ekipi i opozitës ka publikuar një thirrje për mbështetësitë e tyre në Moskë që të mblidhen gjatë fundjavës, përkatësisht gjatë ditës së diele, në Sheshin Lubyanka jashtë selisë së FSB-së dhe Sheshit Staraya ku administrata presidenciale ka zyrat e saj.

Sipas njoftimit, protestuesit më pas do të marshojnë përmes kryeqytetit rus.

“Drejtimi i marshimit do të përcaktohet në varësi të situatës”, shkruajnë organizatorët.

Policia ruse të shtunën e kaluar arrestoi gati 3,900 persona – një rekord për një ditë të vetme – në të gjithë vendin, ku demonstruesit po bënin thirrje për lirimin e Navalnyt dhe protestonin kundër qeverisë.

Kritiku i Vladimir Putinit u arrestua dy javë më parë kur mbërriti në Moskë nga Gjermania, ku ai ishte duke u rikuperuar pas një tentimi për helmim me agjentin nervor Novichok.

Navalny akuzon FSB-në ruse për kryerjen e helmimit me urdhër të Putinit.

Ai mund të burgoset për më shumë se tre vjet nëse gjykata vendos në favor të Shërbimit Federal të Burgjeve, i cili thotë se Navalny nuk arriti të paraqitej dy herë në muaj, derisa ishte për shërim në Gjermani.

Po ashtu, vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro tij nga ana e Rusisë.

Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat