Papa përkujton Ditën e Holokaustit

Evropë

Papa përkujton Ditën e Holokaustit

Më: 27 janar 2021 Në ora: 14:30
Papa Françesku

Papa Françesku shënoi Ditën e Përkujtimit të Holokaustit të Mërkurën duke paralajmëruar se ideologjitë e deformuara mund t'i hapin rrugën një shfarosjeje masive, shkruan AP.

Papa foli para audiencës së tij të përgjithshme javore, të mbajtur në bibliotekën e tij private për shkak të kufizimeve të koronavirusit, për të përkujtuar 76 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes Auschwitz në Poloni, ku nazistët vranë më shumë se 1 milion hebrenj dhe të tjerë .

Në përgjithësi, rreth 6 milion hebrenjë evropianë dhe miliona njerëz të tjerë u vranë nga gjermanët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Papa argjentinas këmbënguli në nevojën për të mbajtur mend, duke thënë se kjo ishte një shenjë e njerëzimit dhe një kusht për një të ardhme paqësore. Por ai tha se të kujtosh "do të thotë gjithashtu të jesh i vetëdijshëm se këto gjëra mund të ndodhin përsëri, duke filluar me propozime ideologjike që pretendojnë të shpëtojnë një popull dhe të përfundojnë duke shkatërruar një popull dhe njerëzimin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat