Në Çeki rekomandohet të pezullohet për dy javë vaksinimi për koronavirus

Evropë

Në Çeki rekomandohet të pezullohet për dy javë vaksinimi për koronavirus

Më: 27 janar 2021 Në ora: 17:34
Çeki

Ministria e Shëndetësisë në Çeki ka rekomanduar autoritetet rajonale shëndetësore që të ndalojnë vaksinimin për COVID-19 për dy javë, për të prioritizuar dhënien e dozës së dytë te personat që janë vaksinuar tashmë, pas shqetësimeve për vonesa të dorëzimit të vaksinave, raporton agjencia Reuters.

Çekia, si edhe shtetet tjera të BE-së, janë ankuar për shkurtesa dhe vonesë në dërgesa të vaksinës anti-COVID të Pfizer/BioNTech.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se vendimi është marrë duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që janë në pritje të marrjes së dozës së dytë të vaksinës së Pfizerit.

Shteti me 10.7 milionë banorë ka vaksinuar më tepër se 222 mijë persona deri më tash, dhe mbi 17 mijë kanë marrë tashmë dozën e dytë të vaksinës.

Çekia ka regjistruar 956.155 raste me koronavirus që nga fillimi i pandemisë. Nga ta 15.453 kanë përfunduar me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat