Vritet tigri pasi ishte infektuar me Covid-19, pozitivë edhe 2 luanë

Evropë

Vritet tigri pasi ishte infektuar me Covid-19, pozitivë edhe 2 luanë

Më: 27 janar 2021 Në ora: 20:10
Tigri u vra pasi po shfaqte simptoma të rënda të frymëmarrjes

Autoritetet suedeze kanë vrarë një tigër i cili rezultoi pozitiv me Covid-19. 

Tigri u vra pasi po shfaqte simptoma të rënda të frymëmarrjes dhe për shkak të moshës që kishte shanset për të fituar betejën me virusin ishin të pakta.

Ndërkohë të infektuar kanë rezultuar edhe dy luanë si dhe një pjesëtar i personelit që kujdesej për kafshët.

Për arsye sigurie kopshti zoologjik do të mbyllet për këtë sezon, ndërkohë që zbulimi i pozitivitetit te kafshët daton që nga 13 janari i këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat