Greqi, rritet numri i të prekurve me Covid-19 pas lehtësimit të masave

Evropë

Greqi, rritet numri i të prekurve me Covid-19 pas lehtësimit të masave

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:41
Greqi

Numri i rasteve të koronavirusit në Greqi është dyfishuar pas lirimit të masave të bllokimit duke bërë që ekspertët mjekësorë të bëjnë thirrje për një rinovim të rregullave më të rrepta.

Greqia regjistroi 858 raste të reja, dyfishin e asaj që kishte parë një javë më parë, kur qeveria lejoi rihapjen e dyqaneve.

Ekspertët mjekësorë kanë bërë thirrje për një rishikim të zbutjes.

Sipas medias, një rritje e rasteve pritej, por jo kaq e shpejtë.

”Rihapja e planifikuar e shkollave të hënën pritet të rishikohet dhe shkollat në zonat shumë të prekura do të mbeten të mbyllura”, tha Charalambos Gogos, profesor i mjekësisë në Universitetin e Patras.

Pulmonologu Nikos Tzanakis deklaroi se mund të kishte deri në 50 000 raste aktive në Greqi, me një numër të madh rastesh të panjohura që kërkojnë testime të mëtejshme, raporton ATSh.

Komiteti i krizës i qeverisë greke do të takohet nesër për të diskutuar mbi masat dhe situatën aktuale.

Javën e kaluar, qeveria greke lehtësoi një bllokim të ngushtë që kishte ekzistuar për muaj, duke lejuar që shumica e bizneseve të rihapen ashtu si edhe shkollat fillore dhe kopshtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat