Stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë. Ky qytet në Rusi po përjeton tmerrin

Evropë

Stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë. Ky qytet në Rusi po përjeton tmerrin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 11:07
Rusi

Banorët e Vladivostokut në Rusi janë duke përjetuar një mot të jashtëzakonshëm këto ditë me erëra që fryjnë deri në 136 kilometra në orë.

Së pari ra shi dhe më pas, nga temperaturat e ulura toka ngriu, pas së cilës rrugët u kthyen në shesh akulli, dhe një erë shumë e fortë vetëm sa intensifikoi vuajtjet e qytetarëve të këtij qyteti rus.

Erërat ishin aq të forta sa edhe makinat e parkuara lëviznin.

Përveç kësaj, shoferët në akull vështirë të ecnin.

Ndërkohë, disa konstrukte parafabrikate u shembën mbi automjete.

Dëmi material nuk është vlerësuar ende, por dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të dëmtimeve të shumta në akull.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat