Poloni, vijojnë protestat kundër ligjit të ri për abortin

Evropë

Poloni, vijojnë protestat kundër ligjit të ri për abortin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:17
Poloni

Protestuesit kanë vërshuar në rrugët e disa qyteteve në Poloni për të tretën natë radhazi kundër ligjeve për abortin.

Ligji që hyri në fuqi të mërkurën e bën  thuajse të pamundur abortin në rrugë  të ligjshme, me përjashtim të rasteve të incestit, përdhunimit apo kur shtatzënia vë në rrezik jetën e nënës.

Protestuesit sfiduan kufizimet e coronavirusit duke marshuar në rrugët e kryeqytetit me thirrje për “liri, barazi dhe abort sipas kërkesës”.

Protesta ka qenë kryesisht paqësore, ndërsa policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Qytetarët e Polonisë kanë shprehur indinjatë pas ligjit të vendosur nga partia e krahut të djathtë “Ligj dhe Drejtësi”.

Qeveria ka qenë nën presionin e një grupi ultra-konservator për të shtuar edhe më të tej kufizimet e një ligji që është parë gjerësisht si më i rrepti në Bashkimin Europian.

Një prej organizatoreve të protestës, Klementyna Suchanow, u lirua nga policia pasi u arrestua një natë më parë pasi kishte vendosur një pankartë në derën e Gjykatës Kushtetuese.

Në pankartë lëvdohej Argjentina, shtet i cili liberalizoi ligjet e abortit, ndërsa Suchanow u shpreh se shpresonte që edhe Polonia të ndiqte të njëjtën rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat